Përfundon pa fitues derbi mes Chelseat dhe Liverpoolit
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar derbi i sotëm mes kampionit evropian Chelsea dhe gjigandit anglez Liverpool, ku të dyja skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta në “Stamford Bridge”.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea ka barazuar si vendas me rezultat 2:2 me skuadrën e Liverpoolit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishin “Të Kuqtë” ata të cilët e zhbllokuan rezultatin të parët, ku sulmuesi Sadio Mane shënon për 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.

Liverpooli vazhdoi të tregoj paraqitje të mirë, ku edhe e dyfishoi rezultatin përmes yllit egjiptian Mohamed Salah në minutën e 26’ të ndeshjes.

Chelsea arriti të rikthehet në lojë përmes mesfushorit kroat Mateo Kovacic, ku ky i fundit shënon një super gol në minutën e 42’.

Golin e barazimit për “Blutë” e Londrës dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësorë Christian Pulisic, i cili shënon në minutën e 45’+1 shtesë për rezultatin përfundimtar 2:2.

Me pikët e reja, Chelsea vazhdon qëndrimin në vendin e dytë, ku tani ka tubuar 43 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Liverpooli që zë vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati final i ndeshjes është 2:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024