Policia e Kosovës në Ferizaj në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona për dhunë në familje.
Mbrëmë rreth orës 23:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën "Fehmi Agani" në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.