Chelsea dhe Liverpooli publikojnë formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 17:30 në stadiumin “Stamford Bridge” do të fillojë derbi mes kampionit evropian Chelsea dhe gjigandit anglez Liverpool, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit, Chelsea barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Brightonit, kurse Liverpooli rikthehet nga humbja me rezultat minimal 1:0 kundër Leicester Cityt, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë një pikë dhe një vend në tabelë, ku Chelsea zë vendin e dytë me 42 pikë, krahas Liverpoolit që ka 41 sosh në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sa i përket ndeshjes së sotme, te Chelsea nuk do të paraqiten Chilwell, Christensen, James, Lukaku dhe Werner, kurse te Liverpooli mungojnë Alisson, Firmino, Elliot, Phillips, Robertson dhe Thiago.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-3): Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger; Azilicueta, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Havertz, Pulisic
Liverpool (4-3-3): Kelleher; Alexander Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Fabinho, Milner, Henderson; Mane, Salah, Jota
17:30 Chelsea – Liverpool (Stadiumi Stamford Bridge)