Tucheli përjashton Lukakun nga skuadra
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas një interviste në të cilën tregoi dashurinë për klubin e Interit, dhe e kritikoi stilin e lojës që e aplikon trajneri Thomas Tuchel, ky i fundit ka vendosur që ta përjashtojë nga skuadra Romelu Lukakun.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili tregoi që Tuchel e ka marrë këtë vendim pasi që kishte shikuar intervistën e plotë të Lukakut me “Sky Italy”, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ylli belg nuk do të jetë as në bankën rezervë të trajnerit Thomas Tuchel.

Kampioni evropian Chelsea zhvillon sot ndeshje me fillim nga ora 17:30, ku e pret në shtëpi gjigandin anglez Liverpoolin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024