Sot nëntë vite më parë Liverpooli transferoi Sturridge nga Chelsea
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot nëntë vite më parë, respektivisht më 2 janar të vitit 2013 gjigandi anglez Liverpool kompletoi transferimin e sulmuesit Daniel Sturridge nga Chelsea.

Asokohe, Liverpooli për shërbimet e Sturridge i pagoi dëmshpërblim Chelseat afro 15 milionë euro, përcjell KosovaPress.

Që prej atij transferimi, Sturridge për “Të Kuqtë” arriti shifrën e 160 paraqitjeve në të gjitha garat, duke regjistruar 67 gola dhe 20 asistime.

Po ashtu, Sturridge arriti ta fitojë edhe titullin e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, ku edhe u bë lojtari i parë që e fiton këtë garë evropiane me dy ekipe të ndryshme angleze.

Ylli anglez në sezonin 2011/12 kishte fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean, kurse në sezonin 2018/19 e fitoi po të njëjtin trofe me Liverpoolin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024