Përhapja e Omicron, maskat të detyrueshme në shkollat britanike
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Omicron po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe e si rrjedhojë në Britani të Madhe maskat do të jenë të detyrueshme në çdo klasë, derisa po hartohen plane që lidhen me mungesën deri në një të katërtën e punonjësve të sektorit publik.

Masat vijnë pasi shefi i Shëndetësisë paralajmëroi se, ditët në vijim janë vendimtare në luftën për të reduktuar ndikimin e variantit më të transmetueshëm të koronavirusit , pasi stafi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar – NHS ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë dhe intensive, raporton atsh.

Ministri i Arsimit Nadhim Zahaëi tha se, varianti i ri i koronavirusit paraqet sfida, ndërsa shtoi se qeveria po ndërmerr hapa për të forcuar mbështetjen tonë për shkollat, në një përpjekje për të minimizuar ndërprerjen e mësimdhënies, pas kthimit të studentëve në klasat e tyre nga pushimet e Krishtlindjeve.

Maskat do të do të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme në klasat e Anglisë, pas rekomandimit të tyre në zonat komunale për studentët dhe stafin.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka ngarkuar ministrat të zhvillojnë plane të forta emergjence për mungesën e punonjësve në vendin e punës, pasi qeveria pranoi se nivelet e larta të COVID-19 mund të godasin rëndë bizneset gjatë javëve të ardhshme.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
316
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024