Probleme me Covid-19, në rrezik ndeshja mes Juventusit e Napolit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të Juventusit dhe Napolit do të mungojnë në ndeshjen e radhës mes këtyre dy skuadrave në Serie A, për shkak të rasteve me Covid-19.

Sezonin e kaluar, respektivisht më 4 tetor të vitit 2020, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit ishte pezulluar pasi autoritetet lokale të shëndetësisë së Napolit refuzuan që të lejojnë skuadrën që të udhëtojë drejt Torinos, përcjell KosovaPress.

Tani, spekulohet se ndeshja e së enjtes mund të pezullohet, për arsye se të dy skuadrat kanë raste pozitive me Covid-19.

Në kampion e Juventusit tre lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ku i fundit prej tyre është veterani Giorgio Chiellini, kurse dyshja tjetër është Arthur dhe Carlo Pinsoglio.

Ndërkaq, edhe te Napoli tre lojtarë kanë rezultuar pozitivë dhe dy të tjerë janë në vet-izolim për shkak se besohet se mund të jenë infektuar.

Lojtarët në fjalë që janë pozitivë me Covid-19 te napolitanët janë Victor Osimhen, Eljif Elmas dhe Hirving Lozano, kurse të dyshuarit të cilët kanë pasur kontakte me persona me Covid-19 janë Kevin Malcuit dhe Andrea Petagna.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
309
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024