Franca shkurton kohën e izolimit për rastet e reja me COVID
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria franceze do të modifikojë kërkesat e karantinës për personat e infektuar me koronavirus, pavarësisht numrit rekord të rasteve të reja, njoftoi ministri i Shëndetësisë Olivier Veran për një medium në Francë.

Veran ka thënë se, duke filluar nga e hëna, personat e vaksinuar plotësisht të infektuar me virusin do të duhet të izolohen vetëm për shtatë ditë dhe kohëzgjatja e karantinës mund të reduktohet në pesë ditë për personat që rezultojnë negative, raporton atsh.

Ministri i Shëndetësisë tha se, të pavaksinuarit do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë dhe koha e izolimit të tyre mund të shkurtohet në shtatë ditë në të njëjtat kushte.

Ndërkohë, personat plotësisht të vaksinuar të rasteve pozitive nuk do të kenë më nevojë të izolohen me kusht që të testohen çdo dy ditë për gjashtë ditë. Kontaktet e pavaksinuara do të duhet të izolohen për shtatë ditë.

Veran shtoi se, shkurtimi i periudhave të karantinës do të ndihmonte në mbrojtjen e ekonomisë dhe shoqërisë pasi numri i rasteve vazhdoi të rritet për shkak të variantit më infektiv Omicron.

Të shtunën, Franca raportoi 219 mijë infeksione të reja.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
317
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024