Arsenali bën histori me karton të kuq në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skuadra londineze Arsenal e ka hapur vitin 2022 jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Skuadra e Mikel Artetas pësoi humbje sot me rezultat të ngushtë 2:1 kundër kampionit anglez Manchester City, përcjell KosovaPress.

Arsenali për më shumë se gjysmë ore lojë ishte me një lojtarë më pak në fushë, pas ndëshkimit me dy të verdhë, respektivisht me karton të kuq të mbrojtësit brazilian Gabriel në minutën e 59’ të ndeshjes.

Në fakt, në minutën e 57’ Gabriel ndëshkohet me të verdhë pasi që në shenjë proteste e shqelmon pikën e bardhë të penalltisë, kurse dy minuta më vonë ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në Gabriel Jesus.

Ky karton i kuq i Gabriel ka bërë histori, pasi që Arsenali bëhet skuadra e parë angleze që është ndëshkuar plot 100 herë me kartonë të kuq në Premier Ligën angleze.

Si e vlerësoni punën e Liburn Aliut në krye të Ministrisë së Infrastrukturës?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
33
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024