Kartoni i kuq sot ndaj Cityt, reagon mbrojtësi i Arsenalit Gabriel
Lexohet për: 2 min.
8-Gabriel
3 vite më parë
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Arsenalit Gabriel Magalhaes ka thyer heshtjen pas kartonit të kuq të tij në ndeshjen e sotme kundër Manchester Cityt.

“Topçinjtë” kaluan të parët në epërsi sot përmes asistimit të Kiern Tierney të cilin e konkretizoi me gol sulmuesi anësorë Bukayo Saka, përcjell KosovaPress.

Në pjesën e dytë, brenda 16-metërshit mesfushori Granit Xhaka shkaktoi faull, ku Riyad Mahrez e konkretizoi atë me gol duke barazuar rezultatin në 1:1 për Cityn.

Por, pas penalltisë së Cityt, mbrojtësi brazilian i Arsenalit Gabriel shqelmoi pikën e bardhë të penalltisë në shenjë proteste ku u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa dy minuta më vonë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në sulmuesin Gabriel Jesus.

Pas këtij kartoni të kuq të Gabriel, skuadra e Pep Guardiolas arriti të siguroi tre pikët, ku mesfushori Rodri shënoi golin e fitores për Cityn në minutën e 90’+3 shtesë.

Menjëherë me të përfunduar ndeshja, mbrojtësi Gabriel reagoi në llogarinë e tij në “Twitter”, duke e pranuar që humbja e sotme vështirë që është e pranueshme.

“Vështirë ta pranosh por vetëm Zoti di çdo gjë. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Shpirt luftarak, ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, të luftojmë deri në fund. Për këtë skuadër do të vrapojë deri sa të vdes. Le të vazhdojmë të përmirësohemi në vitin 2022”, shkruante Gabriel në “Twitter”.

Postimin e Gabriel në “Twitter” e gjeni më poshtë.

https://twitter.com/biel_m04/status/1477296673705574402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1477296673705574402%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.football.london%2Farsenal-fc%2Fnews%2Fgabriel-red-card-arsenal-city-22622476
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025