Everton konfirmon transferimin e parë për vitin 2022
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Everton ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Vitaliy Mykolenko nga Dynamo Kievi, ku lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez.

Mykolenko ka arritur marrëveshje personale me Evertonin, ku ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje prej katër vjet e gjysmë, që do ta mbajë atë në “Goodison Park” deri në vitin 2026.

Mbrojtësi 22 vjeçar bëhet transferimi i parë i Evertonit në këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit, pasi që kishte impresionuar me paraqitjet e tij të mira për klubin dhe kombëtaren e tij, përcjell KosovaPress.

“Të kalojë te Evertoni është një hap i madh dhe i rëndësishëm në jetën time. Gjithmonë kam ëndërruar që të luajë në Premier Ligë. Futbolli anglez është vendi ku kjo lojë ka lindur dhe unë mendoj që do të më përshtatet shumë”, tha Mykolenko.

Këtë sezon, mbrojtësi ukrainas Mykolenko ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat për tanimë ish-skuadrën e tij Dynamo Kyiv, duke regjistruar tre asistime mbi emrin e tij.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024