Ndërrimin e motmoteve qytetarët e Kosovës e festuan kryesisht në gjirin familjar. Ndërsa, në ditën e parë të vitit 2022 disa prej tyre kishin zgjedhur sheshet e kryeqytetit për t’i kaluar momentet e para të këtij viti. Dikush me familjar e dikush me shoqëri, por të gjithë shprehin dëshirën që viti 2022 të jetë më i mbarë në ekonomi e politikë, derisa shpresojnë që edhe lufta me pandeminë COVID-19 të marr fund.
Pranë mbesave e familjarëve të tjerë kalimin nga viti 2021 në atë 2022 e ka pritur mbrëmë edhe Bajram Begolli, i cili beson shumë që në këtë vit do të ikë pandemia COVID-19 dhe Kosova do shënojë rritje ekonomike.
Edmond Kristo nga Shqipëria kishte zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta festojë në Kosovë. Ai për KosovaPress ka uruar që këtë vit të përfundojë beteja me pandeminë COVID-19.
Ndërsa, për Kosovën dhe Shqipërinë uroi të që jenë pranë njëra-tjetrës, pasi sipas tij, dy vendet janë më të forta së bashku.
E një qytetar i cili nuk dëshiroi ta bëjë të ditur emrin e tij shpreson që viti 2022 do të sjellë përmirësime në çdo aspekt, derisa thekson nevojën për përmirësim në aspektin politik dhe ekonomik.
“Në të gjitha aspektet e jetës besoj duke ia nisur nga politika se po më duket se është katastrofë, ekonomia jemi ende më zi, inshalla bëhet mirë, inshalla kemi shëndet”, tha ai.
Por thekon nevojën edhe për përmirësime në drejtësi dhe arsim.
“Presim shumë më shumë se viti i kaluar… Vetëm një kualitet të jetës me pas më të mirë, gjërat elementare, energji, ujë, rrymë e arsim, drejtësi, nuk duhet asgjë më shumë”, u shpreh Bajgora.
“Pres diçka më të mbarë e vit më të begatshëm për të gjithë…në të gjitha sferat e jetës”, u shpreh ai.