E shtyu vëllain nga shkallët, arrestohet
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar në natën e ndërrimit të viteve një person, pasi i njëjti pas një fjalosjeje kishte shtyrë vëllain në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Stacioni policor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. “Beteja e Kosharës” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyrë në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
740
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024