Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi e qetë dhe pa incidente madhore
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka thënë se me rastin e festës së vitit të ri,  ka hartuar dhe zbatuar urdhrin operativ, ku në pika të përgjithshme parashihej shtimi i masave të sigurisë, shtimi i prezencës policore në ambiente ku parashihet të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, kontrolli në trafik, kontrolli në pikat kufitare përfshirë aeroportin.

“Referuar raportimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme (deri në ora 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës.

Ndërkohë që mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku ka bërë të ditur se në natën e ndërrimit të moteve, janë lënduar shtatë persona nga mjetet piroteknike dhe një person tjetër nga plumbi qorr.

https://kosovapress.com/admin/shtate-te-lenduar-nga-mjetet-piroteknike-dhe-nje-nga-plumbi-qorr/?preview_id=265523&preview_nonce=ff7bb5e202&preview=true&_thumbnail_id=265524
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,847
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024