Arteta lavdëron kapitenin e Arsenalit Aubameyang

Arteta lavdëron kapitenin e Arsenalit Aubameyang

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta beson që Pierre-Emerick Aubameyang ka kaluar në një nivel tjetër të lojës dhe se ai e preferon më shumë këtë version të sulmuesit.

Arteta ka thënë që Aubameyang është duke e dhuruar më të mirën e tij me një energji që nuk e ka treguar kurrë më parë, dhe se ai është duke u bërë lojtar më i kompletuar pas çdo loje, përcjell KosovaPress.


“Nuk e kam parë kurrë Aubameyang të bëjë atë që është duke e bërë tani. Duke i lënë golat anash, festimi i tij kur shënon gol, e shihni mënyrën se si ai vrapon, qëllimin që e ka për të bërë presion në top, dhe kur e bënë këtë gjë, kur është lider në fushë, aty është momenti kur ai ndryshon çdo gjë, jo kur ai duhet të qëndroj statik dhe të pres topin për ta goditur në portë. Preferoj më shumë këtë version të Aubameyang”, tha Arteta për faqen zyrtare të Arsenalit.

Këtë sezon, në nëntë paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e Arsenalit, Aubameyang ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video

error: