Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis u përpoq të mbante lotët gjatë një konference për shtyp të enjten. Pronari i “Partenopeit” foli para mediave për të prezantuar një sponsor të ri të klubit. Të mërkurën, “Partenopei” kishte festuar 20 vjetorin e presidencës së De Laurentiis në “Stadio Maradona”.
ADL e bleu klubin pasi falimentoi në vitin 2004, duke e çuar atë në majën e futbollit italian nga Serie C, përcjellë KosovaPress.
“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se Napoli nuk do të pranojë asnjë kompromis. Ne kurrë nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë të shantazhueshëm, gjithashtu për të mbrojtur lojtarët tanë”, tha ai.
De Laurentiis iu desh të ndalonte së lexuari mesazhin e tij për të mbajtur lotët, u brohorit dhe nga duartrokitjet e turmës.
L'emozione di #DeLaurentiis nel discorso per i suoi 20 anni di Presidenza al #Napoli#DAZN pic.twitter.com/cnr1vSOXXg
— DAZN Italia (@DAZN_IT) September 12, 2024