Arsenali synon vetëm fitoren kundër Aston Villas, ja formacionet zyrtare

Arsenali synon vetëm fitoren kundër Aston Villas, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Arsenalit dhe Aston Villas, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të Premier Ligës angleze.

Arsenali do të synojë të vazhdojë formën fantastike pa humbje, ku deri tani ka regjistruar katër fitore në katër ndeshje sa i ka zhvilluar, përcjell KosovaPress.

Në anën tjetër, Aston Villa në katër ndeshje ka arkëtuar vetëm tre pikë, duke regjistruar një fitore dhe tre humbje.

Takimi i fundit mes Arsenalit dhe Aston Villas daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Arsenali shënoi fitore si mysafirë me rezultati minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për “Topçinjtë” nuk do të paraqiten Elneny, Nelson dhe Partey kurse te Aston Villa do të mungojnë Archer dhe Diego Carlos.


Tanimë, të dy trajnerët, si Mikel Arteta ashtu edhe Steven Gerrard, kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal

Aston Villa

Lexo edhe

Video