Arsenali refuzon edhe ofertën e dytë të Romës për Xhakën

Arsenali refuzon edhe ofertën e dytë të Romës për Xhakën

Sipas “BBC Sport”, Roma ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurove për përfaqësuesin zviceran Granit Xhaka e cila është refuzuar nga Arsenali.

Propozimi besohej të vlente 15 milionë euro, tashmë më shumë sesa “Giallorossët” kishin propozuar më parë, që ishte 12 milionë plus bonuse.

Mbetet të shihet se edhe sa më milionë më shumë mund t’i ofrojë Roma, pasi “Sky Sport Italia” raporton se Xhaka po bën presion te Arsenali për ta lënë atë të largohet, përcjellë KosovaPress.

Trajneri i ri Jose Mourinho specifikisht e ka kërkuar Xhakan për skuadrën e tij në “Stadio Olimpico”.


Xhaka mbush 29 vite në shtator dhe kontrata e tij me “Gunners” vazhdon deri në qershor të vitit 2023.

Ai pritet të startojë nga minuta e parë për Zvicrën kundër Italisë në Euro 2020 nesër në mbrëmje në “Stadio Olimpico”.

Lojtari kontribuoi me një gol dhe dy asistime për Arsenalin në 45 paraqitje këtë sezon.

Xhaka është kapiteni i Zvicrës, me 12 gola në 95 paraqitje.

Lexo edhe

Video

error: