Arsenali në super formë, mposht edhe Totenhamin

Arsenali në super formë, mposht edhe Totenhamin

Ka përfunduar deri i Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit, ku fitorja me plot meritë iu takon “Topçinjëve”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali e ka mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Tottenhamit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Thomas Partey, i cili kalon Arsenalin në epërsi në minutën e 20’ të ndeshjes.

Golin e barazimit Tottenhami e gjeti pas 11 minutave lojë, ku sulmuesi Harry Kane shënon nga penalltia në minutën e 31’ të ndeshjes.


Arsenali e nisi më mirë pjesën e dytë ku edhe e gjeti golin e epërsisë sërish, tani përmes yllit brazilian Gabriel Jesus, i cili shënon në minutën e 49’ për 2:1.

Golin e fundit të ndeshjes, dhe të vulosjes së fitores e shënoi mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili në minutën e 67’ shënon për 3:1.

Me tre pikë e reja, Arsenali zë vendin e parë në tabelë me 21 pikë të arkëtuara, krahas Tottenhamit që tani renditet në vendin e tretë me 17 pikë të tubuara.

Rezultati final, 3:1 në favor të Arsenalit.

Lexo edhe

Video