Arsenali merr tri pikë ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës

Arsenali merr tri pikë ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës

Arsenali ka regjistruar një fitore shumë të vlefshme në xhiron e gjashtë të Premier Ligës.

“Topçinjtë” kanë triumfuar me rezultat 3-1 në derbin e Londrës kundër Tottenhamit të zhvilluar të dielën në “Emirates”.

Skuadra e Mikel Artetas e nisi shumë mirë ndeshjen dhe si rezultat krijuan epërsi prej tri golave brenda pjesës së parë, transmeton KosovaPress.


Smith Roëe realizoi i pari në minutën e 12’ dhe më pastaj shënuan edhe Aubameyang dhe Saka dhe me këtë rezultat skuadra shkuan në pushimin 15 minutësh.

Në pjesën e dytë Tottenhami provoi të rikthehej në lojë por nuk ia doli. Gjithçka që arritën të bënin ishte goli i realizuar nga Son në minutën e 79’ të ndeshjes.

Kështu Atsenali e parakalon Tottenhamin në renditjen tabelare edhe pse kanë pikë të barabarta nga nëntë sosh, por kjo fal golaverazhit më të mirë deri më tani.

Të dy skuadra londineze renditen në pozitat nëntë dhe dhjetë.

Lexo edhe

Video