Arsenali-Liverpool, formacionet zyrtare

Arsenali-Liverpool, formacionet zyrtare

Finalisti i parë i Carabao Cup, Chelsea do ta mësojë sot kundërshtarin e saj që do të dalë nga ballafaqimi i dytë ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit.

Sfida e parë e zhvilluar në “Anfiedl Raoad përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, në atë ndeshje ku mesfushori Granit Xhaka u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Deiogo Jota, transmeton KosovaPress.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet më stadiumin “Emirates” duke filluar nga ora 20:45.


Aubameyang, Elneny, Partey, Pepe dhe Xhaka janë mungesat e Arsenalit për këtë sfidë, kurse te Liverpooli mungojnë Keita, Mane, Philips dhe Mohamed Salah.

Këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney, Lokonga, Odegaard, Saka, Rowe, Martinelli, Lacazette

Liverpool: Kehler, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Jones, Gordon, Jota, Firmino

Lexo edhe

Video