Arsenali e City vazhdojnë me fitore në sezonin e ri të Premier Ligës

Arsenali e City vazhdojnë me fitore në sezonin e ri të Premier Ligës

Kanë përfunduar edhe pesë ndeshjet që po zhvilloheshin në kuadër të xhiros së dytë të Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, skuadra e Arsenali e ka regjistruar edhe fitoren e dytë të edicionit të ri të kampionatit anglez, duke e mposhtur me shifrat 4:2 Leicester Cityn.

Golashënues për “Topçinjtë” ishin Gabriel Jesus me dy gola, Gabriel Martinelli dhe Granit Xhaka, kurse te Leicester gol shënoi James Maddison, ndërsa mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba shënoi autogol.

Me fitore në sezonin e ri vazhdoi edhe kampioni, Manchester City, i cili shënoi fitore të thellë 4:0 kundër Bournemouthit.

Golashënues për skuadrën e Pep Guardiolas ishin De Bruyne, Phil Foden dhe Ilkay Gundogan, kurse lojtari i Bournemouthit, Jeferson Lerma shënon autogol në portën e tij.

Ndërkaq, fitues nuk pati në tre ndeshje, ku përballjet si Brighton-Newcastle, Southampton-Leeds United e Wolverhampton-Fulham përfunduan me barazim.


Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.

Aston Villa 2:1 Everton

Arsenal 4:2 Leicester City

Brighton 0:0 Newcastle United

Manchester City 4:0 Bournemouth

Southampton 2:2 Leeds United

Wolverhampton 0:0 Fulham  

Lexo edhe

Video