Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Arsenal- Slavia Pragës, dy gola të shpejtë në minutat e fundit

Arsenal- Slavia Pragës, dy gola të shpejtë në minutat e fundit

Ka përfunduar ndeshja mes Arsenal dhe Slavia Praga, ku pas 90’ minutave lojë rezultati përfundimtar ishte 1:1.

“Topçinjtë” nuk e filluan këtë fazë të çerekfinales në mënyrën më të mirë, pasi që si vendas në stadiumin “Emirates” nuk arritën të nxjerrin rezultat pozitiv kundër çekëve të Slavia Pragës, përcjell KosovaPress.

Ndeshja ishte e barabartë deri në minutat e fundit, ku menjëherë pas inkuadrimit në lojë të Nicolas Pepe, Arsenal kaloi në epërsi në minutën e 86’ përmes golit të tij.


Por gëzimi i Arsenalit nuk zgjati shumë, pasi që në minutën e 90+4 shtesë ishte Holes ai i cili i barazoi shifrat në “Emirates” duke shënuar gol për Slavia Pragën, për t’ia siguruar barazimin skuadrës së tij.

Në ndeshjen e kthimit, Arsenali do të udhëtojë drejt Slavia Pragës, ku me barazimin e sotëm lë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit drejt gjysmëfinales.

Arsenal 1 – 1 Slavia Prague (Stadiumi Emirates)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: