Arsenal pret Leeds në shtëpi, ja formacionet e mundshme

Arsenal pret Leeds në shtëpi, ja formacionet e mundshme

Skuadra londineze Arsenal do të zhvillojë sot ndeshje si vendas kundër Leeds United, e vlefshme kjo për fazën çerekfinale të Carabao Cup.

“Topçinjtë” rikthehen nga fitorja 3:1 kundër Aston Villas në Premier Ligën angleze, kurse Leeds rikthehet nga barazimi 1:1 me Wolverhampton, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit të Carabao Cup, Arsenali e mposhti në shtëpi skuadrën e Wimbledon me rezultat 3:0, kurse Leeds United regjistroi fitore minimale 1:0 si mysafirë kundër Fulhamit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Mikel Artetan nuk do të paraqiten mesfushori Granit Xhaka dhe mbrojtësi Kieran Tierney, kurse trajneri i Leeds Marcelo Bielsa nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ayling, Bamford, Koch dhe Raphinha.


Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Leno; Cedric, Holding, Mari, Nuno; Maitland-Niles, Elneny, Lokonga; Martinelli, Balogun, Pepe

Leeds United (4-5-1): Meslier; Shackleton, Cresswell, Cooper, Dallas; Summerville, Klich, Forshaw, Rodrigo, James; Roberts

20:45 Arsenal – Leeds United (Stadiumi Emirates)

Lexo edhe

Video

error: