Arsenal i gatshëm të shesë Lacazetten

Arsenal i gatshëm të shesë Lacazetten

Klubi londinez si duket nuk do të llogarit në shërbimet e francezit për sezonin e ri.

Arsenal është i gatshëm që të dëgjojë oferta për sulmuesin Alexandre Lacazette, raporton “football.london”.


Lacazette kishte nënshkruar një kontratë pesë vjeçare kur u bashkua me “Topçinjtë”, në vitin 2017, kështu që kjo verë do të jetë shansi i fundit që të marrin dëmshpërblim për të, përcjell KosovaPress.

Këtë sezon, Lacazette ka bërë 22 paraqitje në Premier Ligën angleze, ku ka arritur të shënojë nëntë gola dhe dy asistime për skuadrën e Arsenalit.

Lexo edhe

Video