Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Arritja e vaksinave, reagon Hoti

Arritja e vaksinave, reagon Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur lajm të mirë arritjen e kontingjentit të parë të vaksinave kundër koronavirusit sonte në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se IKSHPK duhet t’i shpërndajë vaksinat sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.

Postimi i plotë:


Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.
Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen.

Ndryshe, sonte në ANP “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave AstraZeneca, si pjesë e programit COVAX. Dhënia e dozave të para do të fillojë javën e ardhshme në Klinikën Infektive në QKUK.

Kosova është ndër vendet e fundit në botë që ende nuk e ka nisur vaksinimin kundërCOVID-19.

Lexo edhe

Video

error: