Arrin në 51 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir

Arrin në 51 numri i viktimave nga tërmeti në Izmir

​Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 51, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pasgoditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.


Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, raporton ATSh.

Gjithsej 682 të plagosur kanë lënë spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: