Arrijnë në Shqipëri edhe 20 mijë doza të AstraZeneca-s

Arrijnë në Shqipëri edhe 20 mijë doza të AstraZeneca-s

20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca mbërritën sonte në Shqipëri, ndërsa vijon vaksinimi masiv antiCOVID në gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se 20.000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, si gjest solidariteti i qeverisë kroate.


Rama tha se me 1.699.410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani në vend dhe sasi të tjera që do të vijnë, ata janë të vendosur të çojnë përpara planin kombëtar të vaksinimit për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

Autoritetet shëndetësore intensifikuan apelin për vaksinimin e popullsisë, me hyrjen e variantit Delta.

MSHMS apeloi qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet./Atsh

Lexo edhe

Video

error: