Arrihet marrëveshje bashkëpunimi për reformën legjislative të sektorit mikrofinanciar
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtori i përgjithshëm i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) Ary Naim kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e ekspertizës teknike të IFC në draftimin e projektligjit për institucione mikrofinanciare në Kosovë.

Bashkëpunimi parasheh mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në hartimin e projektligjit për mikrofinanca, i cili pritet të adresojë problemet e kahmotshme juridike-pronësore të këtij sektori.

Ndërtimi i një kornize rregullative do të mundësojë që institucionet mikrofinanciare të vendosen në një pozitë më të mirë për të zgjeruar gamën e shërbimeve të tyre, e në të njëjtën kohë ndërmarrjeve mikro e ekonomive familjare t’iu ofrohet qasje më e lehtë në shërbime financiare.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë dhe mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sektorit privat, si faktor kyç në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024