Arrestohet themeluesi i Telegramit, Pavel Durov
Lexohet për: 1 min.
atshh
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Pavel Durov, themeluesi dhe shefi ekzekutiv (CEO) i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram, u arrestua rreth orës 20:00 të shtunën teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Bourget në Paris.

39-vjeçari franko-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.

Arrestimi u krye nga Xhandarmëria e Transportit Ajror (GTA). Durov, i cili ishte i listuar në FPR (Dosja e Personave të Kërkuar), sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani.

Ai ishte subjekt i një urdhri kontrolli francez të lëshuar nga Policia Gjyqësore Kombëtare Franceze, pas një hetimi paraprak.

Hetimi u përqendrua në mungesën e moderimit në Telegram, të cilin policia e konsideroi si aktivitet kriminal të lejuar të vazhdonte i papenguar në aplikacionin e mesazheve./ATSh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025