Arrestohet serbi që i ofroi Policisë së Kosovës 1000 dinarë ryshfet

Arrestohet serbi që i ofroi Policisë së Kosovës 1000 dinarë ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar sot B.GJ. (1978) i kombësisë serbe, pasi që gjatë kontrollit të shpejtësisë të automjeteve në Vushtrri, ky i fundit iu kishte ofruar ryshfet për t’ia falë dënimin për tejkalim të shpejtësisë.

Gjatë kohës që zyrtarët policorë po shqiptonin gjobën për tejkalim shpejtësie, i dyshuari ka kërkuar nga zyrtarët policorë të mos i shqiptojnë tiketë dhe ua ka ofruar 1 mijë dinarë, monedhë e Serbisë.


Zyrtarët policorë kanë ftuar në vend-ngjarje Njësinë e hetimeve të PK-së, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie ryshfeti’, kanë konfiskuar kartëmonedhën.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar stacion policor. Pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit kujdestar, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

Lexo edhe

Video

error: