Arrestohet polici që vrau njeriun me ngjyrë në Minnesota

Arrestohet polici që vrau njeriun me ngjyrë në Minnesota

Polici i cili i shkaktoi vdekjen shtetasit George Floyd në Minneapolis është arrestuar nën akuzën e vrasjes.

Derek Chauvin është një ndër 4 policët të cilët u pushuan nga puna pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë.

Prokurori i qytezës së Hennepin deklaroi se Chauvin akuzohet për vrasje të gradës së tretë ndërkohë që po hetohen dhe 3 policët e tjerë që ishin prezent në arrestimin e George Floyd.

Ai u arrestua disa ditë më parë nën akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike.


Policia e shtriu në tokë për ta arrestuar ndërkohë që Chauvin i vendosi këmbën në fyt për ta mbajtur atë pa lëvizur.

Por kjo i ka kushtuar jetën George Floyd i cili ndërroi jetë. Pavarësisht se i kërkoi policit që tja hiqte këmbën nga fyti, ky i fundit refuzoi.

Kjo ka shkaktuar edhe protesta në të gjithë vendin të cilat vijojnë prej disa ditësh, ku ka pasur demonstrata të dhunshme.

Fillimisht policia e raportoi ngjarjen sikur Floyd kishte ndërruar jetë në spital, por pas publikimit të videove gjatë arrestimit të tij, autoritetet ndërruan raportimin e tyre.

Kjo ngjarje vuri në lëvizje dhe FBI-në e cila e mori në dorë çështjen.

Lexo edhe

error: