Arrestohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Arrestohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, sot ka arrestuar një person të dyshuar se ka kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.


Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Lexo edhe

Video