Arrestohet një shtetase shqiptare për posedim të narkotikëve

Arrestohet një shtetase shqiptare për posedim të narkotikëve

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN) – Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në terren, për një person që dyshohej se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria në Kosovë.

Më datën 22.03.2022, DHTN Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN në Prizren, rreth orës 21:30, kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej e dyshuara femër Xh. N. (1997) shtetase e Shqipërisë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar kokainë.


Policia ka realizuar edhe bastisjen në banesën, në të cilën e dyshuara ka jetuar me qira, ku në tërësi janë gjetur dhe konfiskuar 201.19 gramë kokainë, dy peshore dhe disa qese të zbrazëta, një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shitje, një palë gërshërë, një pasaportë, një telefon mobil dhe 20 euro.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, e dyshuara është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe

Video