Arrestohet një shtetas i Serbisë, i ofroi policisë 10 euro ryshfet

Arrestohet një shtetas i Serbisë, i ofroi policisë 10 euro ryshfet

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale  për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Ferizaj, janë njoftuar në lidhje me një rast “Dhënia e ryshfetit”.

Siç njofton Policia, një qytetar mashkull, deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes.

Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë dhjetë (10) Euro.


 Zyrtari Policor i kishte  tërhequr vërejtjen,  duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policor e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues,  të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj,

Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale:  “Dhënie të Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.

Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe avokatit mbrojtës. Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për Dhënie të Ryshfetit, ndërsa  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video