Arrestohet një person që grabiti pesë muaj më parë paratë që po transportoheshin në bankë

Arrestohet një person që grabiti pesë muaj më parë paratë që po transportoheshin në bankë

Në fshatin Shtedim të Podujevës është arrestuar i dyshuari për grabitje në Fushë Kosovë.

31 vjeçari A.H është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së konsiderueshme të parave  në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovës më 26 tetor 2020. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr  me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si  autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje. Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’ rast  nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për ti deponuar në bankë. Operacioni i  bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin  Shtedim  të Podujevës me ç’ rast policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin; A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në rastin e sipër cekur”, tregon Ahmeti.

Ndërsa lidhur me rastin është sekuestruar një automjet i llojit Pick-Up.

“Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe; Një automjet të llojit  Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, tregoi Ahmeti.

Lexo edhe

Video

error: