Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armës

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armës

Të hënën në mbrëmje në Ferizaj, një person i moshës 14 vjeçar është sulmuar nga një person tjetër i moshës 38 vjeçar.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se, reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë, duke shmangur rrezikun e drejtpërdrejtë.


Policët arrijnë që të dyshuarit t’ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili ia kishte drejtuar viktimës, dhe ta arrestojnë atë.

Si provë materiale policia ka konfiskuar: një armë të zjarrit (pistoletë),një karikator me katër fishekë dhe një mjet të mprehtë i kombinuar (dara).

“Mbrëmë, rreth orës 21:00, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në lagjen ‘’Iliria ‘’, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj një person me inicialet A.S ( M/K) i moshës 14 vjeçar ishte sulmuar nga një person tjetër me inicialet G.H ( M/K) i moshës 38 vjeçar. Policia e stacionit në Ferizaj, policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes e cila ishte në proces. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë, duke shmangur rrezikun e drejtpërdrejt, policët arrijnë që nga i dyshuari G.H të ia heqin nga dora armën e zjarrit, i cili e kishte të drejtuar kundrejt viktimës A.S dhe ta arrestojnë atë, ndërsa si provë materiale policia ka konfiskuar: një armë të zjarrit (pistoletë),një karikatorë me katër fishekë dhe një mjetë të mprehtë i kombinuar (dara). I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video