Arrestohet një person për dhunë familjare në Shtërpcë

Arrestohet një person për dhunë familjare në Shtërpcë

Sot, rreth orës 16:00 policia stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.


Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin Z.P. (45), i cili pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit, ku kishte rezultuar me 2.05 promilë, kishte shkaktuar dhunë familjare dhe kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij O.P. (41).

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar dhunë në familje dhe kanosje.

Video