Arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm

Arrestohet një person për bixhoz të paligjshëm

Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit.

Në atë lokal nga njësitë policore është hasur një punëtor dhe tre klientë duke luajtur lojëra të fatit.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari që është pronar i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe

error: