Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Një person nga Rogova e Gjakovës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.

Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se V.SH., i lindur 1991, ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake.


Policia sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, ka realizuar kontrollin e shtëpisë dhe lokaleve tjera  përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur  dhe sekuestruar një zollë e zbrazët, një gulinov, kalibër 12.7 mm dhe një revole, kalibri 7.65 mm.

I njëjti është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar ai është liruar, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video

error: