Arrestohet një person, pasi dyshohet se kërcënoi një tjetër përmes telefonit

Arrestohet një person, pasi dyshohet se kërcënoi një tjetër përmes telefonit

Sipas njoftimit të policisë një person deri sa ishte në  vendin e tij të punës i njëjti  përmes telefoni është kanosur nga  i dyshuari mashkull kosovar.


Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet  hetimore i  janë paraqitur prokurorit të rastit dhe është duke u hetuar për veprën penale  ‘Kanosje’.

“Mitrovicë,  17 gusht 2022-Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës  penale ‘ Kanosje’. Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në  vendin e tij të punës i njëjti  përmes telefoni është kanosur nga  i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet  hetimore i  janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale  ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video