Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte marrë me detyrim një telefon në një prej dyqaneve në qytet.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte kërkuar nga shitësi një telefon në vlerë prej 700 euro, ose para të gatshme në këtë vlerë.
“Me datën 10.05.2023, Stacioni Policor në Pejë, ёshtë informuar nga ankuesi se i dyshuari ka hyrё ne njё lokal “mobil shop” nё Pejё dhe nёn detyrim ka kёrkuar nga ankuesi njё telefon nё vlerё shtatёqind (700) euro, ose para tё gatshme nё shumёn prej shtatёqind (700) euro. Ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, pas marrjёs sё telefonit i dyshuari ёshtё larguar nga lokali”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në të njëjtën ditë, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin të cilin e ka arrestuar dhe më pas ka kthyer telefonin te ankuesi.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari ёshtë dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.