Arrestohet një person në Mitrovicë

Arrestohet një person në Mitrovicë

Është arrestuar një person në Mitrovicë me dyshimin se ka kryer vepër penale “lëndim i lehtë trupor”.


Policia ka njoftuar se ai kishte sulmuar një person i cili ka deklaruar se i janë shkaktuar lëndime trupore.

“Në orët e  mesditës  së datës 2 dhjetor 2021,  në Stacionin Policor në jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është  identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Pas intervistimit, të  dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video

error: