Policia e Kosovës njofton se është ndaluar personi i dyshuar Sh.K. në Gjilan, ku të njëjtit në xhep i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të dyshuara substancë narkotike e llojit marihuanë, e që më pas është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë ku është gjetur edhe një sasi tjetër e narkotikëve.
Sipas policisë substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me ç’rast ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 33.87 gram.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga PTHDKR dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.