Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 14:00 policët kufitarë në Aeroportin Ndërkombëtar " Adem Jashari" në Prishtinë kanë ndaluar personin e kërkuar P.H. (34), i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj. Ai po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve me dënim tri vjet e gjashtë muaj burgim dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët që sa herë kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024