Arrestohet një person me identitet të dyfishtë

Arrestohet një person me identitet të dyfishtë

Policia e Kosovës, gjatë një operacioni të bastisjes sot në një banesë në Prishtinë, ka arrestuar një person me identitet të dyfishtë.

Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, policia ka gjetur  dokumente identifikuese personale me fotografi të njëjtë, por me të dhëna të ndryshme.

Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i Kosovës me të dhënat e emrit-inicialet M.S., kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet M. M.


I dyshuari kishte në posedim veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes. Gjatë kontrollit janë gjetur sende të dyshuara që gjatë hetimit të mëtutjeshëm mund të lidhen me veprimtarinë e dyshuar të këtij personi.

Në këtë fazë, ky person dyshohet për veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim i dokumentit.

Gjatë kontrollimit të banesës dhe veturës janë gjetur dhe sekuestruar një aparat për detektimin e kamerave dhe sensorëve, dy thika, një shtëpizë kompjuteri, shtatë telefona mobilë të llojeve të ndryshme, kartela telefoni të Serbisë dhe Kosovës, 2.675 euro, 45 lira turke, dokumente të identifikimit të dyshuara si të falsifikuara – letërnjoftim i një shteti tjetër, pasaportë dhe letërnjoftim i Kosovës, fatura të ndryshme, fletore per evidenca dhe një veturë “Renault Clio” me targa të huaja.

Me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lexo edhe

Video