Arrestohet një person i kërkuar në Vushtrri

Arrestohet  një person i kërkuar në Vushtrri

Sot policia në Vushtrri ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga gjykata.

I dyshuari,  shtetas i Republikës së Kosovës ishte i kërkuar për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Pas përfundimit të procedurave policore  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3  vjet  e  6  muaj.

“Vushtrri,  16 shtator 2022-Gjatë ditës së sotme njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës  aktive   kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë  të lëshuara nga Gjykata kompetente. Personi i  arrestuar i dyshuari, Y. Z., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet  e  6 (gjashtë) muaj”, njofton policia.

Lexo edhe

Video