Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person i kërkuar u arrestua sot në Kaçanik.

Policia informoi se i dyshuari A.P ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej tetë muaj e gjysmë burgim.

“Sot, në ora 12:50 në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës , A.P (M/K), i moshës 30 vjeçar. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, është bërë e ditur në njoftim.

Policia ka fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë  stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

https://kosovapress.com/admin/arrestohen-dy-persona-te-kerkuar-ne-kacanik/
https://kosovapress.com/admin/arrestohet-nje-person-i-kerkuar-ne-ferizaj-3/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024