Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20, pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B. (32).


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi prej dy vjet.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe

Video