Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person i kërkuar është arrestuar dje në Ferizaj.

Policia ka informuar se gjatë legjitimit dhe kontrollimit, të dyshuarit i është gjetur një thikë, ndërsa pas verifikimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.

https://kosovapress.com/admin/arrestohet-nje-person-ne-peje-per-vepren-penale-detyrim/

“Dje, rreth orës 16:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën ‘’Zenun Beqa” në Ferizaj kanë ndaluar personin SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor. Pas kompletimit të dokumentacionit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësore.”, është bërë e ditur në komunikatë. Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/arrestohen-dy-persona-per-lendim-te-rende-trupor/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024